fbpx
2.1 C
Geneva
Tuesday, December 31, 2024

Ylli i Barcelonës zbulon ku do ta mbyllë karrierën

“E dua Barçën, e mbyll karrierën këtu”.

Jordi Alba është prej vitesh një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. Prej vitit 2012 është pjesë e Barcelonës, teksa nesër feston 32-vjetorin e lindjes. “Raketa” e krahut ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me klubin katalanas.

Fundin e karrierës e sheh larg, Jordi Alba ndihet shumë mirë dhe shpreson ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”, dëshirë që e shpreh në prononcimin e dhënë për katalanasen Sport.es. “E shoh shumë larg fundin e karrierës. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht.

Uroj që të jem në një klub që më do në momentin që do të var këpucët në gozhdë. Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës këtu dhe Barcelona është klubi që kam për zemër“, thekson Jordi Alba, i cili është edhe pjesë e kombëtares spanjolle (70 ndeshje dhe 8 gola).

Të Fundit

Jepni

spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img