Ylli i Bayern Munichut dënohet me 50 mijë euro, kjo është arsyeja – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Ylli i Bayern Munichut dënohet me 50 mijë euro, kjo është arsyeja

ylli-i-bayern-munichut-denohet-me-50-mije-euro,-kjo-eshte-arsyeja

Lojtari i skuadrës së Bayernit është dënuar me 50 mijë euro.

Ylli i Bayern Munichut, Kingsley Coman është lojtari më i fundit i dënuar sepse nuk ndjeku rregulloren e klubit.

Coman nuk u paraqit me Audi në stërvitje, andaj klubi gjerman e dënoi me 50 mijë euro.

Francezi shkoi në stërvitje me Mercedes G-Class, gjë që është kundër rregullores së klubit.

Sipas Bild, Coman nuk preferoi ta lejonte makinën në qytet, andaj ishte i përgatitur për dënimin nga “Bavarezët”.

Thuhet se futbollistët e Bayern Munich e kanë obligim të jenë me Audi në ndeshje ose stërvitje dhe në rast që nuk e bëjnë, atëherë vijnë dënimet.

Kjo nuk është hera e parë, ngase këtë fat e kishin edhe Boateng (Mercedes), Sule (Ferrari) dhe Coutinho (Mercedes).

Bayern Munich nuk është skuadra e vetme me këto rregulla strikte, ngase kështu ndodh edhe te skuadra e Real Madridit, te kjo e fundit është e obliguar që futbollistët të jenë me Audi edhe në ngjarjet zyrtare te skuadrës.

Të ngjajshme

Klopp thotë se Liverpooli mund ta fitojë Champions League

albswiss.com

Maldini me super transfer nga Tottenham

albswiss.com

A do të grumbullohet Ibrahimovic ndaj Man Utd?

albswiss.com