-0.5 C
Geneva
Friday, March 29, 2024

Ylli i Interit e lartëson Lionel Messin

Lojtari i njohur i Interit ka lartwsuar Lionel Messin.

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, e ka lartësuar Lionel Messin në një letër urimi për rekordin që sulmuesi argjentinas e barazoi për më së shumti paraqitje për Barcelonën.

Messi e barazoi rekordin e legjendës Xavi për më së shumti paraqitje për Barcelonën në histori të klubit, 767, të dielën në fitoren 4:1 kundër Huescas në La Liga.

Messi do ta thyejë rekordin e Xavit dhe do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e klubit kur Barça të takohet me Real Sociedadin të dielën e ardhshme.

Vidal luajti përkrah Messit për dy sezone në Camp Nou nga viti 2018 deri më 2020, kur iu bashkua Interit.

“Edhe një rekord tjetër, vëlla. Leo Messi, je mjeshtri i futbollit, je më i miri, je jashtëtokësor, je i vetmi; magjiku”, shkroi Vidal në Twitter.

“Natyrisht, ti do të vazhdosh të thyesh shumë rekorde të tjera, je i veçantë. Të përqafoj o jashtëtokësor”, shtoi ai.

Në ndeshje kundër Huescas, Messi ishte i papërmbajtshëm duke i shënuar dy gola të mrekullueshëm dhe duke e përgatitur golin e tretë të shënuar nga Oscar Mingueza.

Messi prin tani në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon me 20 gola.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img