7.2 C
Pristina
Saturday, October 16, 2021

Ylli i Napolit drejt largimit, Bayern duhet të jap 60 milionë euro

Sirena gjermane për Koulibaly, mbrojtësi pothuajse i larguar nga Napoli.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i ka ditët e numëruara në klubin italian. Në fakt dëshira e lojtarit ka qenë largimi që në sezonin e kaluar, por ishte presidenti De Laurentiis që nguli këmbë në qëndrimin e tij.

Sipas raportimit të “Il Mattino”, klubi që ka shfaqur më shumë interes për të është Bayern Munchen. Bavarezët priten të kenë disa largime në repartin e mbrojtës në fundin e këtij sezoni, me Alabën e Boateng thuajse të larguar tashmë.

Megjithatë, në garë për 29-vjeçarin jaë edhe Manchester Unitd e Liverpool, por gjermanët janë një hap përpara tyre. Kujtojmë që Koulibaly është nën kontratë me napoletanët deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 60 milionë euro, edhe pse mund të shkojë deri në 45 milionë euro për shkak të krizës nga pandemia. /abcnews.al

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img