Emocionet e tij janë shfaqur në një konferencë për media.
Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic ka qenë i emocionuar në konferencën e parë për media pas rikthimit në kombëtaren e Suedisë.
Ai ka treguar se kur ishte pensionuar nga kombëtarja para disa vite ishte mërzitur.
“Vincenti (djali më i vogël) në të vërtetë qau para se të largohesha. Por tani është në rregull”, tha ai, pastaj filloi të qaj.