Autopsia zbulon arsyen e vdekjes së Diego Maradonas.
Autopsia e bërë në trupin e të vdekurit Diego Armandao Maradona ka konfirmuar se legjenda e Napolit nuk ka marrë drogë ose alkool.
Papa nga Argjentina, Ole ka zbuluar rezultatet përfundimtare të Maradonas, që ndërroi jetë me 25 nëntor në moshën 60vjeçare.
Analiza e bërë konfirmoi se Maradona nuk ka marrë drogë ose alkool gjatë ditëve të fundit shkaku i një edeme akute të mushkërive, që shkaktonte probleme në zemër.
Zemra e Diegos ishte zgjeruar dhe peshonte 503 gramë, që nënkupton se ishte dy herë më e madhe se zemra e një njeriu të shëndetshëm.
Maradona thuhet se vdiq pas një agonie që shkoi nga gjashtë në tetë orë dhe gjurmët e ilaçeve psikotrope u gjetën brenda gjakut të tij.
Hetimi është duke vazhduar në detaje, meqenëse ato ilaçe mund t’ia kenë marrë jetën.