11.1 C
Geneva
Friday, April 19, 2024

Zbulohet e vërteta e fotos së Icardit me maskë e oksigjen

Icardi shpjegon foton me maskën e oksigjenit.

Ish kapiteni i Interit dhe sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardo ka postuar një foto duke mbajtur oksigjen dhe tani ka shpjeguar.

Pas fotos së postuar, tifozët filluan të shqetësohen rreth gjendjes së tij shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, argjentinasi shpjegoi se e përdor që të shërohet më shpejtë dhe t’i parandalojë lëndimet.

“Për të gjithë që pyesin, kjo është dhomë hiperbarike që e kam në shtëpi. E përdori që të parandalojë dëmtimet dhe të shërohem me shpejtë pas ndeshjeve ose stërvitjeve”.

“Oksigjeni i pastër merret me një presion tre herë më të lartë se atmosferiku”, tha ai.

Nga ana tjetër, tifozët kanë filluar ta kritikojnë, ngase postoi foton pa treguar gjendjen shëndetësore.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img