Me fillim nga ora 21:00 do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve.
PSG ka fituar ndeshjen e parë të zhvilluar më 16 shkurt me rezultat 4-1 në Camp Nou dhe kësisoj është me një ‘hap’ në fazën tjetër.
Megjithatë, mediat spanjolle bëjnë të ditur se trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, do të përdorë një strategji krejtësisht ndryshe për këtë ndeshje.
Ai do të luajë me formacion 3-4-3, ku shihet të jenë në formacion më shumë lojtar me tipare ofanzive.
Më poshtë mund të shihni edhe formacionin e plotë, sipas mediave spanjolle:
Ter Stegen; Mingueza, De Jong, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Griezmann dhe Dembélé.