Zbulojnë detaje interesant, Ibrahimovic dhe Mihajloviç “vjedhin” skenën e Sanremos – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Zbulojnë detaje interesant, Ibrahimovic dhe Mihajloviç “vjedhin” skenën e Sanremos

zbulojne-detaje-interesant,-ibrahimovic-dhe-mihajlovic-“vjedhin”-skenen-e-sanremos

Ibra e Mihajloviç “vjedhin” skenën e Sanremos, zbulojnë detaje interesante.

Në fushë mungon për shkak të një dëmtimi, por Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur pallatin Ariston për të dhënë spektakël, këtë herë në festivalin e këngës në Itali, Sanremo, ku është edhe i ftuar fiks gjatë gjithë javës.

Mbrëmjen e djeshme suedezi këndoi edhe një duet me trajnerin serb të Bolognës, Sinisa Mihajlovic, ndonëse gjithçka nisi me një vonesë të tij për të ardhur në pallatin Ariston, për shkak të një bllokimi të autostradës.

“Kërkoj ndjesë për vonesën, por pati një problem në autostradë. Pas më tepër se dy orësh qëndrim në makinë, zbrita dhe mora një motor për të ardhur këtu. Të mendosh që kam bërë 60 kilometra me motor, por për fat të mirë drejtuesi ishte tifoz i Milanit”, tha suedezi.

Më pas Ibra e Mihajloviç kanë treguar edhe si ka nisur miqësia mes tyre, teksa nuk kanë munguar as komplimentet e shkëmbyera mes njëri-tjetrit.

“Gjithçka nisi në një ndeshje Juve-Inter, ku më goditi me kokë dhe u ndëshkua me karton të kuq. Kur erdhi te Interi doja t’ia rikthej mbrapsht goditjen. Kështu e kemi mënyrën e të shprehurit të dashurisë ne”, tha Miha.

“Ishte gjithmonë i pari që vinte në stërvitje dhe punonte shumë edhe në palestër. Atëherë gjuante goditjet e dënimit me të njëjtën thjeshtësi që ne të tjerët gjuanim penalltitë… Ose më saktë penalltitë e mia të vjetra, sepse tani nuk po i shënoj dot”, vijoi rrëfimin Ibra.

Në dhjetorin e 2019-ës u fol shumë edhe për një transferim të mundshëm të Ibrës te Bologna e Mihajlovic, ndërsa të dy treguan edhe se si lindi kjo ide.

“Kur dëgjova për sëmundjen e Mihës, nuk kisha forcë ta telefonoj e t’i flas, por ndodhte krejt e kundërta, pasi ai më jepte kurajë, duke më thënë se ishte mirë dhe se do t’ia dilte. Një moment i thashë “nëse mund të bëj diçka, do të të ndihmoj me çdo mënyrë” dhe ai mu përgjigj: Kam nevojë për një sulmues që të shënojë gola”, zbulon Ibra.

“E kuptoj zgjedhjen e Zlatan për të shkuar te Milani. Për më tepër, do të ishte fatkeqësi për Bolognën që të merrte një sulmues si Ibra në një vit ku stadiumi ka qëndruar i mbyllur për shkak të pandemisë”, tha trajneri serb.

Të ngjajshme

PSG dhe Man City në garë për yllin e Milanit

albswiss.com

‘Vjedhje’ e dyfishtë nga Ancelotti për Milanin dhe Juventusin

albswiss.com

Zyrtare: PSG nënshkruan kontratë me yllin e madh

albswiss.com