Alb'swiss TV
Lajme

Zemaj falënderon fizioterapeutët për punën gjatë pandemisë

zemaj-falenderon-fizioterapeutet-per-punen-gjate-pandemise

Ministri i Shëndetësisë falënderon fizioterapeutët për punën gjatë pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim virtual me Odën e Fizioterapeutëve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka falënderuar ata për punë e palodhshme gjatë pandemisë dhe gjatë hartimit të Projektligjit për shëndetësi, shkruan Gazeta Express.

“Në takim, theksova se ata kanë dhënë propozime të çmuara gjatë hartimit të Projektligjit për shëndetësi, prandaj edhe do të jenë të vlerësuar si profesionist shëndetësorë. Dua të veçoj aktivizimin e data bazës, përmes të cilës është garantuar transparenca e punës dhe aktiviteteve fizioterapeutike. Përgëzime për punën tuaj të mirë!”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

“Sot, në takimin virtual me Odën e Fizioterapeutëve, kemi biseduar për punën e palodhshme të tyre në çdo kohë si dhe për gatishmërinë për të qenë në krah i fortë i sistemit shëndetësor.

Fizioterapeutët kanë dhënë kontribut jo vetëm në ShSKUK por edhe në Spitalet e Përgjithshme, duke i kontribuar fuqizimit të sistemit dhe shërbimeve shëndetësore. Ju ofrova përkrahje edhe për të ardhmen.

Në takim, theksova se ata kanë dhënë propozime të çmuara gjatë hartimit të Projektligjit për shëndetësi, prandaj edhe do të jenë të vlerësuar si profesionist shëndetësorë.

Dua të veçoj aktivizimin e data bazës, përmes të cilës është garantuar transparenca e punës dhe aktiviteteve fizioterapeutike. Përgëzime për punën tuaj të mirë!”, ka shkruar Zemaj.

Të ngjajshme

Selimi thotë se Ramush Haradinaj do ta anëtarësojë Kosovën në NATO

albswiss.com

Ministrja Bajrami pas vjedhjes së 2 milionëve: Kam menduar dorëheqjen

albswiss.com

Vjosa Osmani i reagon Driton Selmanajt: Jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm

albswiss.com