Alb'swiss TV
Lajme

Zemaj tregon pse po rritet numri i vdekjeve dhe rasteve me Covid-19

zemaj-tregon-pse-po-rritet-numri-i-vdekjeve-dhe-rasteve-me-covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit nuk po respektohen dhe sipas tij, si rezultat kësaj rastet pozitive dhe ato të vdekjeve po shtohen.

Zemaj ka bërë thirrje të ndryshohet sjellja dhe kujtoi se duhet mënyrat e mbrojtjes: distanca, maska dhe higjiena.

Ministri premtoi se numrat e rasteve pozitive dhe vdekjet nuk do të ulen derisa të zbatohen masat kundër koronavirusit.

Postimi i plotë;

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën! /ORAinfo/

Të ngjajshme

Ja nga cilat komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

albswiss.com

Ka nevojë urgjente Spitali i Gjilanit për furnizim me oksigjen

albswiss.com

Pesë vendeve të E-së do t’iu kërkohet sërish që ta njohin Kosovën

albswiss.com