Alb'swiss TV
Lajme

Zgjedhjet në Podujevë, kandidatët mohojnë të kenë nisur parafushatën zgjedhore

zgjedhjet-ne-podujeve,-kandidatet-mohojne-te-kene-nisur-parafushaten-zgjedhore

Kandidatët për kryetarë të Podujevës e mohojnë se kanë nisur parafushatën zgjedhore.

Fushata zgjedhore ende nuk ka nisur, por që të tre janë në terren.

Pavarësisht pandemisë Covid-19, kandidatët për kryetar të Podujevës, nuk po i ndalin takimet me qytetarë e biznese.

E të gjitha këto, kandidati për kryetar nga LDK, Nexhmi Rudari, thotë që nuk janë në kuadër të parafushatës zgjedhore.

Rudari kë thënë se nuk kanë ndonjë agjendë para datës 23 nëntor, kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore.

Ndërsa ka kritikuar kundërkandidatët e tij, se po bëjnë fushatë, duke i shkelur rregullat nga krerët e shëndetësie.

Ndërkohë, këtyre fjalëve të Rudarit, i është përgjigjur kandidati nga PDK, Naim Fetahu.

Ndërsa shton se aktivitetet e tyre, janë në përputhje me situatën me pandeminë.

E se kanë një agjendë të caktuar në këtë kohë, e kanë mohuar edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

E të ndarë në mendime sa i përket këtyre aktiviteteve, janë edhe qytetarët e Podujevës.Ndërkohë, KQZ, ka bërë të ditur se fushata zgjedhore në këtë komunë, do të zgjasë pesë ditë, nga 23 deri me 27 nëntor.

Të ngjajshme

Flasin familjarët e Jakup Krasniqit: Jemi të terrorizuar, qe 4 orë po intervistohet në një dhomë

albswiss.com

Kreu i EULEX’it i shkruan Hagës për Mandatin e Speciales: Thaçi s’na konsultoi, të hidhet poshtë amendamenti

albswiss.com

Eliot Engel: Bëj thirrje që SHBA-ja të ekzaminojë punën e Gjykatës Speciale

albswiss.com