Zinedine Zidane shmang komentet për Cristiano Ronaldon – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Zinedine Zidane shmang komentet për Cristiano Ronaldon

zinedine-zidane-shmang-komentet-per-cristiano-ronaldon

Zidane shmang komentet për Ronaldon.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Reali i Madridit, pas vetëm tre sezonesh te Juventusi, ku ka dështuar në të gjithë tentativat për të fituar në Europë.

Sipas “Marca”-s, menaxheri i CR7, Jorge Mendes është takuar së fundi me presidentin Florentino Perez, për të studiuar mundësinë e rikthimit të yllit portugez në “Santiago Bernabeu”, stadium ku ka shënuar dhe fituar shumë.

Megjithatë i pyetur për këtë argument, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane zgjodhi të shmangë komentet dhe theksoi se Ronaldo është ende një futbollist i Juventusit, ku po luan dhe po bën shumë mirë.

“Të gjithë e dinë afeksionin që ne kemi për Ronaldon, pasi kemi fituar shumë me të dhe një rikthim do të ishte i jashtëzakonshëm, megjithatë ai është një lojtar i Juves, ku po luan dhe po bën shumë mirë. Nuk më pëlqen të flas për futbollistë të skuadrave të tjera”, u shpreh trajneri francez.

Një tjetër temë mjaft e nxehtë në klubin madrilen, është edhe ajo e rinovimit të kontratës me kapitenin Sergio Ramos, me këtë të fundit që mund të lërë realin, nëse nuk arrin një marrëveshje para fundit të sezonit, megjithatë edhe për këtë çështje Zidane bën rolin e diplomatit.

“Për mendimin tim Sergio Ramos mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare në nivele të larta, pasi ka fizikun dhe pjekurinë e duhur. Nuk e di çfarë po bëhet me kontratën e tij, por unë si trajner shpresoj ta kem këtu edhe për shumë sezone, pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, tha Zizou.

Të ngjajshme

Het-trik nga Ronaldo, Juventus triumfon ndaj Cagliarit

albswiss.com

Kosovë – Suedi, ja cilën Kombëtare e favorizojnë bastoret

albswiss.com

“Bomba” e mbrëmbjes: Real Madrid- Ronaldo, vjen lajmi i madh

albswiss.com