Ibrahimovic do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Man Utd.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është kthyer në stërvitje dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Manchester United.
Suedezi, i cili njoftoi rikthimin e tij në ekipin kombëtar përpara eliminatoreve të Kupës së Botës këtë muaj, thuhet se është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të futbollistëve të Stefano Piolit.
Ibrahimovic ka qenë i lënduar që nga fitorja 2-1 ndaj Romës në Serie A më 28 shkurt.
Sky Sport Italia raporton se ai ishte stërvitur me grupin sot dhe sulmuesi, i cili ka kontribuar me 14 gola në 14 ndeshje të Serie A këtë sezon, do të mirëpritet përsëri për ndeshjen e kthimit kundër ish-ekipit të tij.
Ndeshja e parë mes Milanit dhe Manchester Unitedit në Evropa Ligë e luajtur në “Old Trafford” përfundoi baraz 1:1.