fbpx
19.8 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Prof. Dr. Lulzim Tafa President i Kolegjit AAB nderohet me titullin: Ambasador i Paqes Botërore në Kosovë nga Komiteti Botëror të Paqes të 202 vendeve të Botës

Lulzim Tafa është poet, rektor i Universitetit AAB në Prishtinë (2012 – 2020), dhe profesor universitar.Ai ka lindur në vitin 1970 në Lipjan të Republikës së Kosovës. Studimet bachelor dhe master i ka perfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet e doktoratës në Universitetin e Sarajevës me disertacion në fushën e Drejtësisë.

Lulzim Tafa ka një përvojë të konsiderueshme si profesor i rregullt dhe profesor vizitor i lëndëve penale në disa universitete në Kosovë, por edhe jashtë saj. Gjatë karrierës së tij Z.Tafa ka ushtruar funksione me rëndësi në tërë hierarkinë akademike, përfshirë poste menagjeriale në qendra kërkimore, fakultete dhe në shërbime universitare. Është anëtar i redaksive të disa revistave shkencore vendore e ndërkombëtare dhe anëtar i këshillave udhëheqëse të disa organizatave në fushën e shkencave juridike, të drejtave të njeriut, kriminalistikës, etj.

Aktualisht është Kryetar i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, universitetit më të madh jopublik ne Kosovë e në rajon ku është shquar për udhëheqje kreative duke e bërë Universitetin qendrën kryesore arsimore  të Kulturës dhe artit në vend. Është themelues i Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Universitetin AAB si dhe i Qendrës kulturore dhe i Teatrit profesionist “Faruk Begolli”. Ka themeluar pesë çmime ndërkombëtare në fusha të ndryshme përfshirë edhe çmimin ndërkombëtar për letërsi dhe arte “Ali Podrimja”. Po ashtu është angazhuar për krijimin e lehtësirave për student me nevoja të veçanta dhe pjesëtar të Komuniteteve pakicë.

Nga Revista Euromenager dhe Unioni i Menagjerve të Evropës është Zgjedhur menagjer i vitit në fushën e arsimit.

Si POET, Lulzim Tafa i takon plejadës së Poetëve të viteve të nëntëdhjeta, në kohën kur në Ballkan kishin shpërthyer luftëra të përgjakshme si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ishte kjo kohë kur popullit të Kosovës i kanosej shfarosja etnike dhe kulturore. Poezi ka filluar të shkruaj si nxënës i shkollës filloren. Poezitë e para i ka botuar në revista të shkollës së mesme, ndërsa librin e parë me poezi e ka botuar si student.

Lufta dhe katastrofa humanitare e vitit 1999 e gjeti në Kosovë dhe i shkatërroi shtëpinë, bibliotekën, librat, fotografitë, së bashku me kujtimet dhe mbi 300 poezi në dorëshkrim. Pas luftës ai vazhdoi të merret me të drejtat dhe liritë e njeriut, duke promovuar paqe dhe liri për të gjithë. Ai gjithashtu ka intensivisht ka lobuar për të drejtat e kafshëve. Falë angazhimeve të tij, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligje të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Në kuadër të angazhimeve intelektuale dhe profesionale ka botuar disa libra shkencorë dhe monografik në fushën e Drejtësisë . Pos kësaj është kolumnist i rregullt për disa gazeta, revista dhe portale informative dhe kulturore.

Megjithëse jurist me profesion, profesioni i tij primar dhe pasioni jetësor është letërsia. Ai është autor i shumë librave me poezi, prozë, poezi e dramatizuar, kritikë letrare e të tjera. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji, është shpërblyer me shumë çmime letrare. Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane, italiane, serbe, kroate, boshnjake, malazeze, turke, greke, rumune, rome, frënge, suedeze, arabe, maqedone, ruse, hungareze etj.

Ai është një nga poetët shqiptarë më të njohur në botë, por edhe më i përkthyeri. Shtëpi të njohura botuese nga mbarë bota kanë përkthyer dhe botuar librat e tij, kurse shkrimtarë e kritikë letrarë nga vendi dhe bota e kanë vlerësuar krijimtarinë e tij artistike. Për poezinë e Lulzim Tafës, kanë shkruar dhe i kanë botuar ato revistat më të njohura ndërkombëtare të fushës së letërsisë. Është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.

Është anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Ai është gjithashtu fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve nga universitete dhe organizata të ndryshme, institucione vendore dhe ndërkombëtare, si: “Nadje namad” në Liban, “Pablo Neruda” në Itali, “Mihai Eminescu” në Rumani, “Aleksandri i Madh” në Greqi, “Ramadan Sinani” në Maqedoni, “Radovan Zogoviq” në Mal të Zi etj. Ai gjithashtu është laureuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga shumë universitete ndërkombëtare. Për kontributin e tij në fushën e letërsisë, në vitin 2018, Presidenti i Republikës së Kosovës e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, nderimi më i lartë dedikuar personaliteteve të gjalla për kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë dhe artit.

Po ashtu Z. Lulzim tafa ka të botuara dy libra me poezi në gjuhën frënge, ka qenë pjesëmarrës i festivalit ndërkombëtar/mesdhetar të poezisë në Sette të Francës. Së fundi, Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze në Prishtinë, hapën zyrën e pranisë franceze në Kolegjin AAB ku Z.Tafa është President. Gjithashtu, Ai është dekoruar me titullin ambasador i paqes botërore nga Komiteti Botëror i Paqes me bazë në Indonezi.

Librat e tij më të njohur janë:

  1. “Gjaku nuk bëhet ujë”- përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993
  2. “ Metaforë e pikëlluar”- përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995
  3. “Planeti Babiloni”-poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997
  4. “ Vdekja çon fjalë”-përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë, 1998
  5. Analogjia e Shëmtisë, përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002
  6. “I kam edhe dy fjalë”-përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012
  7. “Shtini n’dhe këto fjalë”-përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015
  8. “Traumausstellung” Poezi, Amanda Verlag, Sinaia 2013
  9. “Terrible songs” Gracious light, 2013, Neë York,
  10. ”Under manen sover tiderna” Poez Erik Hans Forlag, 2012
  11. ”Expozitie de vise” Poezi, Amanda Edit, 2012
  12. “La theorie de l’explication des reves”, Poezi, Esprit Des Eagles, 2013
  13. “Vraziji Posao” Poezi,Djordan Studio, 2015
  14. “La cronica di una santa Guerra” Poezi, Ginta Latina, 2013
  15. “Zavjetne ne pjesme” Poezi, Dignitas, Podgoricë, 2016
  16. Paketimi i merzisë, Liber me Poezi, Luma Grafik, Tetovë 2017
  17. Teuta,Poezi, Grinta, 2018
  18. Dali ti imas Bolka, Poezi, Akademsiki pecat, 2018
  19. Ne zovi me Nedeljom, Allma, Beograd 2018 etj.
  20. ‘’Flirt ‘’, poezi, AAB Publishing House, 2019
  21. “Ne Klici Me V Nedeljo”, Pesmi, Amonit , 2019
  22. “Szokatlan ima”, AB ART Kiado, Budapest, 2020
  23. “Bersa e Roslipeimaske”, Romani emancipacia, Beograd 2020
  24. ТОЛКОВАНЕ ДОЖДЛИВЫХ СНОВ, ЛЮЛЬЗИМ ТафА, ЛИТО, 2020 (E publikuar ne gjuhën ruse)

OPINIONE PER LULZIM TAFEN

Momente më të lumtura poetike të Lulzim Tafës ndodhin, megjithatë atëherë kur pështjellohen dhe kryqëzohen kohët dhe planet, kur poeti i  këndon pemës së mollës që jeton në kujtimet e tij dhe ka mbijetuar bashkë me poetin tmerret e shkatërrimeve të luftës. Kur e lexon këtë poet shqiptar nga Kosova ke ndjenjën sikur po e lexon Zhak Preverin.

(Abdulla Sidran-Sarajevë- Bosnje)

Vargjet e poetit nga Kosova Lulzim Tafa janë emocion i mprehtë si një shpatë, janë të ashpra por të shkëlqyera. Ky poet të magjeps si atëherë kur i këndon dashurisë ashtu edhe lirisë

(Daniel Marian) Rumani

Te Lulzim Tafa ekuilibri ndërmjet formës dhe substancës nuk është i çekuilibruar, ndërsa simbolika, mugujt e kuptimeve, nuk mund të themi se mungojnë. Autori kërkon t’i flasë universit të krijuar përmes identitetit të plasuar në varg, duke e konfiguruar pa shtypje, pa këmbëngulje në të shprehur, dhe pa ndonjë prapavijë poetike, por shpeshherë me nuanca të qëlluara paralajmëruese që mbetën ne kujtesë

(Marius Chelaru – Rumani)

Poezia e Lulzim Tafës kaherë përplaset për muret tona ku buzëqeshja ka humbur veten dhe kot ecim pas gjurmëve të saj. Një zot e di se çdo të ndodh me atë buzëqeshje që nuk pranë duke na kërkuar sepse vazhdimisht ne po e humbim dheun nën këmbë. Këtë poet e shquan guximi intelektual, si dhe mënyra e artikulimit që e dallon nga poetët e tjerë të letrave shqipe, ku poetët shpesh e humbin rrugën e tyre dhe kurthohen në fjalë, duke e bërë kështu këtë poet njërin prej poetëve më interesantë që ka sot letërsia jonë.

(Ali Podrimja )     

Që nga momenti i botimit të librit të tij të parë me poezi, Lulzim Tafa ka demaskuar me mjeshtri pushtimin dhe gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës, dhunën e ushtruar mbi kulturën, fenë dhe letërsinë kosovare. Kjo letërsi – përfshirë edhe stilin e Lulzim Tafës – është një formë origjinale e të shprehurit që ka magjepsur shumë studiues dhe antropologë. Këtë rigjenerim të historisë së përgjumur të një populli të lashtë, po e bënë Lulzim Tafa me poezinë e tij të spikatur.

(Peter Tase- ShBA)

 Për Lulzim Tafën, bota dhe koneksionet, bota dhe kontakti individual përbën lëndën e nevojshme përvëluese, së bashku me guximin e krijimtarisë. Mu për këtë poezia e tij nuk është ë bartur por e përjetuar, dhe gjithçka nis nga një rast, një motivacion, një kauzalitet. Autori furnizohet kështu sipas rendit me një program non-stop të botës, mbi raftet e së cilës gjendet gjithçka për çdo kënd. Ai definohet si një poet i ,,pandreqshëm’’ i joshur nga bota në të cilën jeton, dhe të cilën e transponon me një afsh të veçantë në poezinë e tij. Ky është njëherësh edhe profesioni i tij besnik, kur poeti nuk i vë kurrë pike vargut.

(Monika Muresan, Rumani)

Lulzim Tafa u përket poetëve vitalistë, neuromantikë, të ekzaltuar. Dëshmohet si një analist psikologjik subtil, duke kultivuar nganjëherë një humor të bindshëm sarkastik…

(Lucian Gruia)

Në poezinë e tij, poeti Lulzim Tafa gjithmonë përpiqet të përshkruaj dy botët e tij të ndërlidhura: botën e brendshme me kujtimet, ndjenjat dhe ëndrrat, dhe botën e jashtme, atë realen (të vërtetën). Për këtë qëllim në poezinë e Lulzim Tafës janë vendosur dy mjete origjinale dhe efektive për te shprehur substancën poetike: kornizat dhe ‘’krahasimin e luftërave’’

(Daniel Lion)

Lulzim Tafa është një poet shqiptar nga Kosova, stili i të cilit dallon nga poetet e tjerë të Ballkanit. Poezia e tij gërsheton lirikën me epikën dhe dramatiken, në përmasa të barabarta. Autori konstrukton figura stili/shprehje poetike interesante, mbi do shtigje që mund të konsiderohen si kufiri i atdheut të poezisë, së paku me një hap që depërton përmes portës së ëndrrës, tejmatanë së cilës, muzat derdhin në kosheren e tyre, mjaltin e qiejve të fjalës.

(Inger Lalander)

Poezitë e Tafës janë amanetlënëse, të gërmuara me thonj dhe gjuhë (ashtu siç poezitë e veta i ka mihur poeti i madh grek Jergos Seferis) nga jeta, nga toka e  Kosovës, por që vlejnë për të gjitha vendet dhe popujt. Në poezitë e Lulzim Tafës  flet liria e  errësuar, gejzeri i fuqishëm nga zemra e poetit. Këto poezi janë kushtrimtare  nga hapësira e thellë në të cilën jeton ajo që është arketipe, iskone. Ato janë ruajtës besnik e të sigurt të akteve iskone, të cilat Tafa i bartë në kohën e vet. Ky poet, predikues i shpresës, bartë diellin mes për mes errësirave të kohës. Ashtu e kam parë, duke e lexuar poezinë e tij. Këso privilegjesh dhe nderimesh nuk ndodhin aq shpesh. Kjo fjalë imja hyrëse, është një dhuratë modeste për Tafen, për poezinë e tij dhe të gjithmbarshme shqiptare, e cila, jam i sigurt se do të jetë zbulim i madh evropian dhe botëror.

(Mirash Martinoviq, Mali I Zi)

Lulzim Tafa në përvojën poetike të Kosovës dhe letërsinë bashkëkohore shqipe sjell një frymë dalluese, të veçantë, post moderne – që nga tonet parodike deri në dridhjen e tradicionales që është e rëndësishme për të gjitha letërsitë që kanë arritur pjekurinë. Lulzim Tafa është poet që nuk i frikësohet asgjëje, “fushëbeteja” e tij është gjuha, e aty, siç e dimë poetët nuk arrin t’i mundë askush… Poeti Lulzim Tafa është vërtetë poet i guximshëm, i talentuar, ngurrues ndaj mitomanisë folklorike e cila gjithmonë sulmon poezitë e disa popujve ballkanik. Për Tafën, si për të gjithë poetët e mëdhenj, poezia është “mrekullia e botës dhe fuqia e zotave” para së cilës gjithçka bie në harresë.

(Jevrem Brkoviq, Mali I Zi)

Poeti Lulzim Tafa shkruan në mënyrë të ndjeshme, të përjetuar, të sinqertë, të ngrohtë… Sensibiliteti dhe sensiviteti i tij transformohet dhe derdhet pothuaj në secilën poezi të librit, ku dy fytyrat kryesore femërore Teuta dhe Ajkuna (Una) janë shtylla kryesore, si zjarri dhe flaka, por edhe frymëmarrje, përmallime, ëndrra, kënaqësi, kujtime… Tafa i zbërthen ëndrrat. I vesh dhe i zhvesh metaforat, i njeh dhe i përjetëson, i peshon dhe i mat kohën dhe hapësirën, botën dhe shekullin… Ai interesohet dhe e vëzhgon rrugën e dritës, gjithmonë duke e vrojtuar edhe anën e errët, duke e balancuar si një drejtpeshues dhe pothuajse të njëjtën kohë në mes jetës së qenit dhe të njeriut, duke i shijuar frytet, por edhe mallkimin e krijimtarisë dhe zejes së shkrimtarit

 (Hristo Petrevski, Maqedoni)

Poeti Lulzim Tafa posedon talentin për të transfiguruar realen në një regjistër lirik special, në konfesionet e shiut dhe të hijes, të jetës dhe vdekjes, të dashurisë së degdisur por, veçanërisht të shpresës se dhimbja do të tjetërsohet nëpërmjet dashurisë dhe besimit, në një mëngjes të ekzistencës së një ardhmërie tjetër. Dashuria është njëra nga shtyllat e poezisë së autorit, por edhe jeta e vdekja, dashuria duke pasur forcën për ta shndërruar kohën në jehonat e përmbushjes së shkretëtirës në zemrat e disave, në një oazë të frytit dhe ëndërrimit permanent. Lulzim Tafa posedon dijen për ta kuptuar fshehtësinë e pikave të vesës në qetësinë para agimit, si dhe tingujt e kambanës që paralajmërojnë ngjarjet e ardhshme.

(Ion Deaconescu, Rumani)

 Poezia e Lulzim Tafës tingëllon si një bisedë inteligjente me lexuesin. Thënë troç, kjo është poezi që të bën për vete si me emocionin që transmeton, ashtu edhe me ekspresivitetin e saj gjuhësor. Lexohet lehtë, por nuk shlyhet kollaj nga kujtesa.

(Agim Vinca-Kosove )

Asketizmi poetik për të pa treguarën, bashkëfajësi dhe bashkëvajtje, e parë në kontekst të epikës intime, është kjo një nga vlerat më të theksuara të poezisë së Lulëzim Tafës në librin “ I kam edhe dy fjalë”. Ironia dhe paradoks për ekspozues, të disiplinuara dhe racionalizuara gjuhësisht, plotësojnë të përjetuarën kolektive, e cila duket si e vendosur në një pëlhurë harmonie të mistershme. Kjo brishtësi nuk është e vërteta, por pasion për të vërtetën, e cila synohet të thuhet me dy fjalë, po në fakt, as që thuhet dhe as që do të thuhet ndonjëherë pos me artin poetik, po, si në poezinë sa të pazëshme po aq alarmuese, të Tafës.

(Ibrahim Berisha) 

Në vargjet e Lulzim Tafës  funksionalizohet përmbushja e idealit të synuar: të shijuarit e bukurisë. Prandaj, strukturimi i ndjeshmërisë, i ideve, i motiveve, i temave, etj., sikur u ngjan vegimeve kombinuese në paralojën e një ankthi poetik, në të cilin sistemi i të shprehurit poetik mbështetet në ballafaqimin e botës reale me botën joreale, për të shpjeguar esencën e jetës përmes esencës së poezisë.

(Sali Bashota)

Lirikat e Tafës shquhen për ekonomizimin e skajshëm të fjalëve, nëpërmjet lojës gjuhësore, pa të cilën nuk ka letërsi, thotë shumë dhe përcjell mesazhe të gjithkohëshme. Poezia e tij ka aftësi të çuditshme komunikimi me lexuesin e sotmë. Jemi të bindur se ajo do të komunikojë edhe me lexuesin shqipat ,por edhe të huaj.

(Salajdin Salihu)

Fryma rebele, ironia e hollë deri në sarkazëm, shpërthimet e natyrshme e jo të stisura, që i gjejmë të rralla në poezinë shqipe, janë tiparet që e përshkojnë poezinë e Lulzim Tafës, i cili arrin të venit kufijtë ndërmjet epikës dhe lirikës, që do të thotë se herë-herë shpërfaqë një epikë lirike dhe sidomos një lirikë epike, në atë që mund të quhet poezi dashurie.

(Rrahman Paçarizi)

Lulzim Tafa konstrukton, herë pas here, figura stilistike dhe shprehje poetike interesante në kuadrin e një game variacionesh të ndryshme që ndërlidhen me opsionin e tij. Lulzim Tafa na pajisë me risi dhe cilësi, kurse libri i tij e pasuron lexuesin e huaj me personazhe legjendare dhe ide aktuale. Ai paraqet një frymë të shëndetshme lirike të një ajri të freskët në materie të letërsisë. Personazhet, vendet dhe ngjarjet, lexuesi i ndjek me një kureshtje të veçantë

(Laura Rushani)

Krijimtaria poetike e Lulëzim Tafës është  e fuqishme e thellë dhe tronditëse në letërsinë më të re shqiptare.  Vargjet e tij  përshkohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë tepër thumbuese për sjelljet e atyre që përfitonin në këtë kohë rrëmujë. Kjo kohë ku  vepron katrahura ,intriga, shfrytëzimi, egoizmi, injoranca, dhe të gjitha të këqijat tjera  poeti  fton “ shiun e shenjtë “ për pastrim të ndërgjegjes dhe lindjes së epokës së demokracisë dhe respektimi i drejtave të njeriut…

(Ile Demiri)

Lulzim Tafa krijon një poezi interesante që dëshmon forcën e personalitetit. Nëse dikush i kërkon Zotit guxim apo fuqi, Zoti nuk i jep guxim apo fuqi, por oportunitetin në të cilin duhet të zbulojë vetë se ka guxim dhe fuqi. Armiku në vargjet e tij i drejtohet Zotit për ndihmë, por më kot e ka, sepse Zoti nuk e ndihmon të ligun por viktimën.

 (Baki Imeri)

Të kjo formë e poezisë, leximin e kam bërë siç lexohet realiteti i kohës. Kësisoj Tafa me qëllim spikatë idenë e përsëritjes së temave. Me një fjalë kjo përsëritje e qëllimshme lexohet sikur koha apo ditët e javës që përsëriten, mirëpo ngjarjet ndryshojnë.

(Jeton Kelmendi)

 Thellësitë meditative të Lulzim Tafës shfaqen me vjershërime të gamave koloristike me disponime herë si akuarele me puhiza të freskëta, e herë-herë me metafora të ngrysura monokrome. Lirizmi dhe dramaciteti bashkëveprojnë duke e kontrapunktuar njëri-tjetrin. Ndërkaq, mesazhet ndërthuren lakonikisht me skalitje mjeshtërore.

(Shyqri Nimani)

Lulzim Tafa, artin e së mundshmes, politikën, e bën art të letërsisë nëpërmjet figurave poetike: alegorisë, ironisë, satirës, metaforës, simbolit, krahasimit, epitetit, paradoksit etj., të cilat i shpërndan pak në tituj të poezive, më shumë në vargje. Por, nuk janë këto figurat që e bëjnë interesant këtë poet dhe as që i japin fund ligjërimit të tij.

(Berat Armagedoni)

Dashamirët e poezisë, në vargjet e Lulzim Tafes do të gjejnë kualitete të njëmendta të lirikes moderne para se gjithash: ngrohtësinë, hidhërimin, melankolinë, drejtpërdrejtshmërinë, kretinizmin, melodiziotetin … Gjuha e pasur dhe pikturale, po ashtu paraqet edhe një kualitet krijues të poetit, emotiviteti dhe butësia e të cilit , po ashtu paraqet cilësi, emotiviteti dhe butësia lindin nga ngazëllimi i sinqertë  dhe ëndrrat, e gjithë kjo në pajtim me ngazëllimin  dionizian  dhe lamentim, kështu, individualja ngjitet me kolektiven, kurse lokalja me universalen, në ç’ mënyrë fitohet në rëndësinë më të gjerë estetike, të vizionit poetik dhe në metaforizimin e pasur të shprehjes.

(Dr. Milutin Gjuriçkoviq – Serbi)

Poezia e Lulzim Tafes është semiotikisht  zemër prekëse: ajo është në modusin e përhershëm të  hulumtimit, prandaj edhe nga lexuesi kërkon po ashtu  po atë.   Me fjalë të tjera, madje edhe ajo që duket si poezi dashurie, nuk është (domosdo) (vetëm) poezi dashurie. Tafa vargjet e tij opsesivisht i  ushqen me motivet e gjakut, duke orientuar kështu  në përvojë vetanake  të çmendurisë së palogjikshme të luftës por edhe duke përkujtuar atë sesi dhe sa poezia mund të jetë universale, madje edhe kur pikëmbështetjet e veta i ka në periudhën shumë konkrete të një realiteti tragjik. Poezia e Tafës është rekonstruksion i detajuar i atij realiteti, remishencë e trazuar  ndaj pamfletit universal. Secila nga poezitë e tij është një enigmë  e episodes së përgjakshme të historisë e së cilën lexuesi, duke e çshtresesuar, i palos copëzat  e ngjarjeve historikisht të vërtetuara.

(TINA LACO – Bosnja dhe Hercegovina)

Lulzim Tafa është poet i cili e le të hapur mundësinë e interpretimit të shumanshëm. Mënyra e të shkruarit që ka përzgjedhur ai, vetvetiu nënkupton se ai nuk i imponohet lexuesit. Përkundrazi, ai e lë atë lirshëm që ta shijojë poezinë e tij dhe që pastaj nëpërmjet shumësisë së interpretimit të gjykojë në mënyrën e vet.

(XHEMAIL PECI)

Lulzim Tafa e kundron botën si një dhuratë të bekuar dhe të përjetshme. Ai din ta deshifrojë dritën e brendshme të fjalëve. Fjalët e tij bëjnë dritë, sepse ato janë drita e përjetshme e shpirtit shqiptar. Lulzim Tafa i jep prioritet elegancës së ligjërimit poetik. Poeti është pronar i përjetimeve shpirtërore në kontekstin e ndjenjave që manifestohen. Autori të befason me thellësinë e përshkrimit të momenteve dhe përjetimeve. Vargjet e tij duken si do perla neo romantike me vlera post moderniste që nuk e anashkalojnë gjininë hijerëndë të variantës klasike. Herë-herë, revolta e poetit është e provokuar nga manifestimi i egër dhe i pamëshirshëm i kapitalizmit të xhunglës që shkon duke pluhurosur vlera tradicionale, morale dhe normale.

(Lucian Gruia)

Poeti Lulzim Tafa është një lirik delikat dhe i ndjeshëm, i cili shkruan për mjedisin e tij, për jetën dhe dashurinë intime, për atdheun dhe natyrën, për patriotizmin dhe universin dhe tema e motive të tjera pak a shumë të zakonshme. Aq sa është kombëtar dhe patriotik (“Teuta”, “Skënderbeu”), po aq është edhe humanist dhe kosmopolitan në solidaritet dhe tolerancë, duke treguar dashurinë dhe besnikërinë e pa fshehur jo vetëm për të vetin, por edhe për të gjithë kombet e tjerë përreth.

Bajram Halito – Poet dhe Studiues Rom

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img