23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

12 ditë mbyllje totale, paralajmërohet edhe orë policore

Nga e marta vendi pritet që të mbyllet për 12 ditë

Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore.

“Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.

Në 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë regjistruar 12 raste të vdekjes dhe 777 raste të reja me COVID-19.

Pardje është shënuar rekordi i rasteve të reja me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë me 975 raste pozitive.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img