11.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

Rakiq: Të gjithë ne që punojmë në institucionet  në Veri pezullojmë punën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq i është bashkuar protestës së sotshme të serbëve në veri të vendit. Ai para mediave ka pohuar se do të pezullojnë punën, derisa të rikthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, transmeton Telegrafi.

“I dërgoj një mesazh Albin Kurtit, Policisë së Kosovës se nuk do të na frikësoni. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa që kanë shqiptarët në Kosovë. Duam paqe. Dua të theksoj se të gjithë serbët që punojnë në institucionet e Kosovës duke përfshirë policinë do të pezullojnë punën deri në kthimin e Liljana Stevanoviq”, tha ai.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kishte marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës. Ajo ishte suspenduar pasi kishte marrë pjesë në takim me presidentin e Serbisë, dhe disa zyrtarë tjerë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img