11.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

Gjykata njeh Kuvendin e Rithemelimit të Berishës, shkarkohen strukturat drejtuese të PD-së

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Në këtë Kuvend u shkarkuan drejtuesit e PD-së, ndërsa Grupi i Rithemelimit miratoi statutin e ri, shkruan Gazeta Shqiptare. 

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm.

Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.

Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img