11.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

Kurti në gjuhën serbe: Ruajeni qetësinë dhe besoni më shumë në Qeverinë e Kosovës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas protestës së qytetarëve serbë në Mitrovicë dhe Graçanicë, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh në gjuhën serbe, duke kërkuar nga ata që të ruajnë qetësinë dhe të besojnë më shumë në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se angazhohet për drejtësi dhe të drejtën për të gjithë. 

“Ju falënderohem qytetarëve  për mënyrën paqësore të të protestuarit. Në shoqërinë demokratike dhe shtetin ligjor njerëzit duhet të jenë të lirë që të shprehin publikisht mendimet dhe qëndrimet e tyre. Por, më duhet të them, do të ishte më e besueshme po që se do të protestonim, p.sh për drejtësinë sociale, zhvillimin më të shpejtë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar. Ju lutem që të mos ndikoheni nga regjimi autoritar në Beograd” tha ndër tjerash Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img