Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë, se nuk pret ndërrimin e qëndrimit të Prishtinës, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Ai ka paragjykuar se në rast se serbët do të organizonin zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë, dhjetëra e qindra prej tyre do të qëlloheshin nga Policia e Kosovës.
“Do të bëjmë të mundur që serbët e Kosovës të votojnë në Serbi. Nëse serbët organizojnë zgjedhjet (në Kosovë), policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në këtë rast do të kishim dhjetëra ose qindra të vdekur”, ka thënë Vuçiq.