fbpx
16.6 C
Geneva
Thursday, October 31, 2024

141 refugjatë afganë largohen, SHBA falënderon Kosovën

Kosova ka pranuar të strehojë refugjatë afganë.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se prioritet i Amerikës është përmbushja e kushteve për largimin e refugjatëve afganë.

Ai ka falënderuar Kosovën përmes Presidentes Vjosa Osmani për gatishmërinë e Kosovës që të strehonte qytetarët afganë pas marrjes së pushtetit nga talibanët.

“Falënderues ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për mirëpritjen e përkohshme për udhëtarët afganë”, është shprehur Giacobbe.
“Prioritet yni është kompletimi i kushteve në kampin Liya në mënyrë që ata të largohen nga Kosova dhe të nisin jetë të re. 141 afganë, 30 përqind e atyre që kanë arritur tashmë janë larguar dhe janë rrugës për në SHBA”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img