26 fëmijë me probleme në zemër do të trajtohen nga mjekët italian në QKUK

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mjekët italianë do të trajtojnë 26 fëmijë me probleme në zemër në QKUK.

Me përkrahjen e shoqatës “Gift of Life”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjekët italianë, kardiologë dhe kardiokirurgë, do të trajtojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri të shtunën e kësaj jave 26 fëmijë me probleme në zemër.

“Të asistuar edhe nga mjekë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e stafit përcjellës operativ që punojnë në QKUK, kardiokirurgët nga Italia do të kryejnë 11 operacione në zemër të hapur”, njofton ShSKUK.

“Sipas programit, ndërkaq, në Klinikën e Kardiologjisë është paraparë që të realizohen 15 intervenime kardiologjie apo diagnostike.

Në muajin prill të këtij viti, mjekë kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të Shoqatës Ndërkombëtare “Gift of Life”, kishin intervenuar te 29 fëmijë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img