3:1, përfundon ndeshja Spanja – Kosova – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

3:1, përfundon ndeshja Spanja – Kosova

3:1,-perfundon-ndeshja-spanja-–-kosova

Kosova humb, por nuk turpërohet në Spanjë.

Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 3:1 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022.

“Dardanët” ndonëse u mposhtën, treguan një paraqitje dinjitoze ndaj një superfuqie siç është Spanja.

Goli i parë erdhi në minutën e 34-të pasi Dani Olmo shënoi një gol të bukur.

Dy minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë nga Ferran Torres, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 70-të, Besar Halimi shënoi nga mëse 40 metra distancë për ta ngushtuar rezultatin, por kjo nuk zgjati shumë.

Pesë minuta më vonë, i sapo inkudruari në lojë, Gerard Moreno shënoi golin, i cili vulosi rezultatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Spanja shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë, kurse Kosova mbetet në vendin e fundit pa pikë, por me një ndeshje më pak.

“Dardanët” në vazhdim i kanë dy ndeshje me kundërshtarë më të lehtë, ku pritet të arrijë fitore.

Të ngjajshme

Vjen reagimi i babait të Messit pasi Laporta u zgjodh president i Barcelonës

albswiss.com

Manchester United- Ronaldo, vjen lajmi i ‘çmendur’

albswiss.com

Babain zviceran dhe nënen kosovare – rrëfimi ekskluziv nga Leo Besson se pse vendosi t’i përfaqësojë Dardanët

admin