Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim janë 71 pacientë nga COVID-19, prej tyre 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive, 9 pacientë.
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid.
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë.
Spitali i Prizrenit, 3pacientë.
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë.
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë.
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë.
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.





