fbpx
24.2 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

8 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 68 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img