264 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 264 raste të reja me Covid-19, derisa nëntë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19
Sipas MSh-së, 4 qytetarë që kanë humbur jetën janë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç, duke e çuar në 2274 humbjen e jetëve që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2092 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat,
14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.