Zvicra mbështetë institucionet kyçe në Kosovë në luftën e tyre kundër korrupsionit.
Zvicra vazhdon të ndihmojë Kosovën në shumë fusha të ndryshme, veçmas në luftimin e korrupsionit.
Ky shtet mbetet i përkushtuar për të mbështetur institucionet kyçe në Kosovë në luftën e tyre kundër korrupsionit.
Të hënën ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, u takua me Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës, Aleksander Lumezi.
Ata patën një shkëmbim thelbësor për rëndësinë e nxitjes së transparencës më të madhe institucionale dhe llogaridhënies për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët në Kosovë.





