Molliqaj e fajëson Qeverinë për çdo minutë që s’ka rrymë në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Për reduktimet e rrymës ka pasur shumë reagime.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti ia ka ndarë KEDS-it 45 milionë euro për t’i kompensuar humbjet.

Sipas tij, shuma prej 45 milionë eurove është dyfishi i çdo shume që qeveritë paraprake ia kanë ndarë KEDS-it për t’ia mbuluar humbjet.

“Për dy ditë, Qeveria e Albin Kurtit ia ka ndarë KEDS-it 45 milionë euro nga taksat tona, për t’ia kompensuar humbjet. Dyfishin e çdo qeveria paraprake”, është shprehur Molliqaj në T7.

Tutje, Molliqaj tha se tendenca e qeverisë për ta drejtuar gishtin nga qytetari për këtë krizë energjetike është e papranueshme.

“Tendenca e qeverisë se qytetarët po harxhojnë shumë është e papranueshme. Në Kosovë kemi një qeveri e cila është totalisht përgjegjëse për çdo minutë që nuk ka rrymë në Kosovë”, shtoi Molliqaj.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img