Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar lidhur me një vrasje që kishte ndodhur në Junik në maj të vitit 2012.
Policia njofton se pas vrasjes së rëndë, i dyshuari ishte arratisur në Belgjikë.
I njëjti pas arrestimit i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës.
“VRASJE E RËNDË
Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova.
I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton policia.





