Asamblisti i VV-së i del kundër “çlirimtarit” të Shtimes: Ke gënjyer qytetarët

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Asambleisti i VV-së ia thotë në sy kryetarit të Shtimes: I ke gënjyer qytetarët

Ish-asambleisti i Vetëvendosjes (VV), në Shtime, Reshat Mujota, i ka kryetarit të kësaj komune, Qemajl Aliu se i ka gënjyer qytetarët, shkruan Gazeta Metro.

Reshat Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi u tërhoq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e kuvendit të Shtimes, Mujota adresoi kritika ndaj kryetarit Qemajl Aliu, duke e quajtur gënjeshtar.
“Kur thirresh në meritokraci dhe bashkëqeverisje, duhet t’i mbash ato. Nëse nuk i mban këto, do të thotë që ti ke gënjy qytetarin”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës me qëllimin për të bërë ndryshime për qytetarët me VV-në, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk është e interesuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Nuk u përmbajtën marrëveshjet dhe as meritokracia. Madje, po shihet që nuk jeni transparent”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img