Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Policia nxjerr autoblindat

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia i nxjerr autoblindat për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë mobilizuar një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Policët janë vendosur kryesisht para objektit të Qeverisë, pasi që organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se para këtij objekti do të mbahen fjalimet kryesore të protestës.

Ndërkohë në disa pamje të publikuara nga kallxo.com shihet se policia e Kosovës është përgatitur edhe me autoblinda dhe topa të ujit për protestën e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur dje se protesta do të jetë paqësore.

Ftesës së PSD-së, partitë politike në vend i janë përgjigjur negativisht mirëpo kanë thënë që e mbështesin.

Kujtojmë që dje Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar komentet në lidhje me propozimin e saj për rritjen e çmimit të rrymës, mirëpo as Qeveria dhe as partitë opozitare nuk i kanë dërguar komentet e veta.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img