Vksionohen 77 mijë qytetarë me dozën e tretë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mbi 77 mijë të vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-Covid në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në vend janë vaksinuar 77 mijë e 437 persona me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se në 24 orët e fundit në vend janë administruar 2 mijë e 556 vaksina Anti-COVID.

Numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 776 mijë e 133.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës. Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img