Ndryshon moti, këto temperatura na presin në javën e ardhshme

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vendi ynë vazhdon të ketë një mot të qëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të zbresin deri -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 8 gradë Celsius.

Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (31 janar – 4 shkurt 2022)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.

Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte).

Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img