Deputetët e LVV kampionë në shpenzimin e naftës së popullit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, muaj më parë mburreshin se po e kursenin buxhetin duke mos blerë ujë por, duke e konsumuar atë nga rrjeti publik.
Por deputetët e LVV-së, duket se kursejnë vetëm për gjëra të vogla. Ata kursyen në ujë dhe gota plastike, por kur erdhi puna te nafta ndryshuan gjërat.
Nga 67 deputetë që u kompensuan për derivate, 50 % prej tyre ishin nga partia e Albin Kurtit.
Vetëm pasi ky veprim u kritikua nga i gjithë opinioni ata hoqën dorë nga ky përfitim.
Madje në fotografinë ku mburreshin për kursimin e ujit shihet edhe Artan Abrashi, deputeti që u kompensua me 690 euro nga shteti pa pasur veturë.






