Cigare nga Serbia shiten pa banderolë në shesh
Pjesa veriore e Kosovës po vazhdon të jetë e pa kontrolluar nga organet e shtetit.
Rrjedhimisht, në këtë pjesë po “lulëzon” kontrabanda e mallrave të ndryshme që vijnë nga Serbia pa asnjë kontroll doganor, e të cilat më pas shiten në tregun e Kosovës me çmime të ndryshme.
Këto produkte madje nuk po shiten vetëm në veri, por edhe midis kryeqytetit, Prishtinës.
Në adresën e lajmi.net kanë ardhur disa fotografi ku shihet se si në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, shiten cigare pa banderolla të Kosovës, të ardhura nga Serbia.
Veriu tanimë është bërë korridor i kontrabandës jo vetëm i duhanit, mirëpo edhe produkteve tjera përfshirë edhe naftën e alkoolin.







