Suspendimet e shumta të policëve, reagon Sindikata e Policisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shumë policë janë suspenduar ditëve të fundit.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me suspendimet që u janë bërë pjesëtarëve të policisë gjatë ditëve të fundit.

Për Sindikatën e Policisë, këto raste kanë qenë shqetësuese për ta, teksa bënë të ditur se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.

“Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave janë marrë masa disiplinore ndaj shtatë policëve të Kosovës.

Mbrëmë përmes një postimi në Facebook, zyrtari policor Amir Hoxha njoftoi se është suspenduar nga puna në afat prej tri ditësh.

Hoxha tha se deri te suspendimi ka ardhë si pasojë e një postimi të djeshëm, ku ai shprehu pakënaqësinë për mospagesën e shujtave për policët dhe kritikoi deputetët për shpenzimet e karburanteve.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img