Arrestohet një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia ka vënë në pranga një person në Fushë Kosovë.

Një person është arrestuar sot rreth orës 16:30, në Fushë Kosovë pasi ishte parë në rrugë se po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohet një armë, arrestohet i dyshuariSot rreth orës 16:30, në në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar. Personi është arresuar, pasi që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor.Personi i dyshuar,A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reagur shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit.Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img