Hapet poliklinika me laboratorin më modern në Lipjan

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Komunën e Lipjanit ka filluar punës institucioni më i ri dhe modern shëndetësor, ‘Family Medical & Laboratory’.

Poliklinika bashkë me laboratorin më të avancuar ofrojnë një gamë të gjerë të ekzaminimeve specialistike dhe analizave laboratorike, për të dhënë diagnozë të saktë dhe të shpejtë të probleme shëndetësore.

E furnizuar me pajisjet e gjeneratës së fundit të prodhuesve amerikanë e zviceranë, ‘Family Med’ sjell inovacionet e fundit të mjekësisë për qytetarët e Lipjanit dhe më gjerë.

Në kuadër të Poliklinikës janë pjesë e ambulancave specialistike Oftalmologjia, Kardiologjia e Mjekësia Familjare me specialise nga Qendra Klinike Universitare, teksa shumë shpejtë do t’i shtohen edhe shërbimet e Urologjisë, Endokrinologjisë, Sëmundjeve Infektive e të tjera.

‘Family Med’ pritet të jetë pikë referuese për trajtim të avancuar mjekësor, duke i dhënë zgjidhje ankesave dhe shqetësimeve shëndetësore të pacientëve.

Diagnostika e avancuar oftalmologjike, ultrasonografia diagnostike përfshirë ehokardiografinë, elektrokardiogrami, oksigjeno-terapitë, infuzione e qëndrime ditore për pacientë, monitorim të sofistikuar të pacientëve me pajisje të vecanta monitoruese, janë vetëm disa nga shërbimet që do të ofrohen në pjesën e Poliklinikës.

Në anën tjetër, laboratori i avancuar do të ofrojë gjithë gamën e analizave Hematologjike, Biokimike e Imunologjike.

‘Family Med’ e gjeni në rrugën ‘Tahir Sinani’, përballë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img