Osmani pret tri kadete të FSK’së të shkolluara në SHBA e Turqi dhe Komandantin Bashkim Jashari

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidentja pret tri kadete të FSK’së të shkolluara në SHBA e Turqi dhe Komandantin Bashkim Jashari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot tri kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë studiuar në fushën e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi, raporton Express

Osmani ka shkruar në Facebook se është kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me Liridona Jashari-Baftjarin, Arbenia Grezdën dhe Jeta Berishën.

“Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi. Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona”, ka shkruar Osmani.

Osmani deklaron se Kosova ka nevojë për përfshirje sa më të madhe të grave dhe vajzave në sektorin e sigurisë.

“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit!”, ka shkruar Osmani.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img