Vuçiq rrëfehet për takimin me Escobarin dhe Lajçakun: Pata bisedë të vështirë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq: Me Escobarin dhe Lajçakun pata bisedë të vështirë, Hilli në Beograd s’do të jetë përvojë e lehtë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka folur ndër tjerash për takimin e ardhshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe për vizitat e të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, bisedën me të cilët e konsideroi të vështirë, përcjell Gazeta Express.

Vuçiq tha se është i gatshëm të flasë me Kurtin, ndërsa në lidhje me vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut në Beograd, presidenti serb theksoi se me ta ka psur një bisedë e vështirë, por se nuk mund të flasë për detaje.

Ai e komentoi edhe emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd.

“Hill është një mik i ngushtë i Bidenit, doajenit të skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha përvojat janë të lehta, por sigurisht që ne e mirëpresim atë”, tha Vuçiq.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img