PSD fton opozitën, s’përjashtohet protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka miratuar sot propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi që nga data 1 mars e këtij viti.

Ky vendim ka nxitur reagime të shumta në opinion, duke marrë parasysh edhe kundërshtimet që kanë qenë kur ZRrE-ja fillimisht kishte publikuar propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, në një prononcim për lajmi.net ka folur edhe për mundësinë e një proteste të dytë, pas asaj që kjo parti ka organizuar javë më parë.

Ai ka thënë se aktualisht janë duke diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.

“Në jemi duke diskutuar. Fillimisht, çka po dojmë me bo është që të ftojmë të gjitha partitë parlamentare dhe jo-parlamentare, përfshirë edhe shoqërinë civile në një takim të premten dhe aty bashkarisht të vendosim për hapat e ardhshëm”, ka deklaruar Nushi.

Kujtojmë se në protestën e fundit të organizuar nga PSD kundër shtrenjtimit të rrymës, pati edhe incidente mes protestuesve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e incidenteve të shkaktuara, Policia e Kosovës në ditët në vijim kishte arrestuar një aktivist dhe kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img