Diskutohet vettingu: Kryesuesi i KPK-së takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryesuesi i KPK-së takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias, diskutohet vettingu.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, morën pjesë në takimin me delegacionin e raportuesve të Komisionit të Venecias për vettingun në Kosovë, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow.

Në takim pati diskutime të frytshme për draftin e koncept-dokumentit për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka informuar delegacionin për qëndrimin e sistemit prokurorial për vettingut, me ç’rast ka thënë se KPK-ja dhe sistemi prokurorial i Kosovës mbeten të përkushtuara për të punuar në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, e cila ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu kishte edhe pyetje dhe përgjigje të dyanshme, me ç’rast ato u adresuan nga raportuesit e Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin dhe nga ana e përfaqësuesve të tjerë.

Komisioni i Venecias do të jep opinionin e tij gjatë muajit mars për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img