Sqarohet Klinika Infektive: Ka mundësi të jenë ngatërruar dokumentacionet e pacientëve që kanë vdekur

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Klinika Infektive: Ka mundësi të jenë ngatërruar dokumentacionet e pacientëve që kanë vdekur.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bën të ditur se menaxhmenti i tyre është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë vdekur aty.

“Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e klinikës.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, për Klan Kosovën ka thënë se pas kësaj ngjarje do të ngritet një Komision për vlerësimin e situatës për të parë se çka saktësisht ka ndodhur dhe si ka ndodhur kjo.

Klan Kosova nga burimet e saja ka mësuar se këtë ngatërrim e kishte bërë një kompani për shërbime funerale.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img