Nis vaksinimi kundër COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19 është aktivizuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për marrjen e vaksinës.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img