Reagon Mushkolaj pasi Osmani tha se Prindoni nuk i sulmoi mediat: Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mushkolaj pasi Osmani tha se Prindoni nuk i sulmoi mediat: Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti.

Gazetari Imer Mushkolaj ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani tha se bashkëshorti i saj Prindon Sadriu nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Mushkolaj përmes një postimi tha se e kanë parë dhe e kanë lexuar postimin e Sadriut, ndërsa thotë se ndoshta atë e ka verbuar pushteti.

“Presidentja po na konsideron edhe analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK’në. Por, presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti”, shkroi Mushkolaj.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img