Evakuimi i kosovarëve nga Ukraina, MPJ ende pa asnjë informacion

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MPJ ende pa informacion për evakuimin e shtetasve kosovarë në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë informacion se çka do të ndodhë me evakuimin e shtetasve të Kosovës në Ukrainë.

Ani pse ka përpjekje për ta ndaluar atë, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë afër, shkruan lajmi.net.

Disa nga shtetet më të fuqishme në botë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, po kërkojnë evakuimin e shtetasve të tyre të cilët gjenden në zonat e Ukrainës.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk ka dalë me ndonjë informacion se çka do të ndodhë me shtetasit e Kosovës.

Veçanërisht në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, i vendosur vetëm 46 km nga kufiri, mbi 100 mijë trupa ruse janë mbledhur në disa pika strategjike përgjatë kufirit, por Rusia mohon se po planifikon një sulm.

Në vitin 2014, Rusia pushtoi Krimenë e aneksuar atëherë dhe luftimet shpërthyen në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, pjesë të të cilit tani kontrollohen Rusia.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img