12.2 C
Geneva
Monday, October 13, 2025

Dalldisje e panevojshme – kur gëzimi partiak paraprin rezultatin

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sikur të mos ishim mësuar tashmë me nxitimin tonë për të festuar fitoret para kohe, ndoshta nuk do të na dukeshin të çuditshme pamjet e militantëve që valëvitin flamuj partiakë, këndojnë e përqafohen nëpër sheshet e Kosovës, ndërkohë që në komisionet zgjedhore ende vazhdon numërimi i votave.

Atmosfera e krijuar ngjan më shumë me dasmë fshati sesa me një proces demokratik.
Në vend të përmbajtjes, maturisë dhe respektit ndaj procesit zgjedhor, mbizotëron etja për triumf, pa e ditur ende se kujt i takon fitorja e vërtetë.

Kjo dalldisje e panevojshme nuk është gëzim i sinqertë qytetar, por pasqyrë e kulturës sonë politike të papjekur, ku emocionet paraprijnë arsyen dhe fjalët e liderëve vlejnë më shumë se shifrat e kutive.

Euforia e militantëve nuk buron nga bindja, por nga besnikëria e verbër.
Ata nuk festojnë rezultatet, por vetë ekzistencën e partisë së tyre.
Nuk gëzohen për demokracinë, por për pushtetin që shpresojnë se do t’u sjellë ndonjë përfitim.

Prandaj festojnë pa pritur, sepse frikësohen se pritja mund t’u rrëzojë ëndrrën.
Në një shoqëri të pjekur politikisht, festa fillon pas verifikimit të rezultateve, jo pas matjeve të atyre që kanë aleanca me parti të caktuara.

Fitoret e rreme dhe iluzionet kolektive kanë koston e vet, e ajo matet me humbjen e besimit publik në procesin zgjedhor.

Le të mësojmë, më në fund, se fitorja në demokraci nuk matet me daulle e bori të veturave e as fishekzjarre, por me përulësi ndaj vullnetit të qytetarëve.

Numërimi i votave është akt solemn – jo moment për festë të parakohshme.

 ARIF EJUPI

Të Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img