3.5 C
Geneva
Saturday, January 31, 2026

Thjeshtë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Muzgu bie i zgjuar nga letargjia
Koha ndalon së fshehuri pas justifikimeve
Çastet bëhen të ngushta si porta të vjetra
Por bota nuk zhduket nga thellësia

Unë nuk besoj më në shenja
Në ëndrra që riciklojnë të njëjtat rrugë
Në shtigje të shkelura pa kujtesë
Në ngjyra që zbehen nga përsëritja

Nuk kam nevojë për skena të ndritshme
As për duartrokitje që zhurmojnë bosh
Më mjafton ajo fjalë që del nga zemra
Dhe gjen një mbështetje të ngrohtë

Nuk kam nevojë të shkoj në galeri
As të numëroj piktura në mure të bardha
S’ia kam ngenë të dëgjoj vepra të mëdha
Që flasin me zë më të lartë se ndjenja

Nuk kam nevojë për gjuhë të fuqishme
Për tinguj të huaj që mburren me peshë
Më mjafton shqipja ime e thjeshtë dhe e bukur
Që bëhet e rëndë edhe kur hesht

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img