PREMTIMI

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

(Kushtuar dëshmorit Mehmet Maliq Ejupi)

Atë të hëne paradite, më 27 mars 1989,
u bëre beden në mbrojtje të Aktit më të lartë të Atdheut,
me vrull rinor, farkuar ndër furtuna,
zëshëm i thirre demokracisë.

Një gjakprishur, rritur në urrejtje,
shfryu vrerin fashist,
duke të goditur pamëshirshëm me automatik.
Kur pa që u shtrive në tokë,
puthi tytën e armës pa e kuptuar
se ti u bëre ylber,
e ai — fantazmë.

Me plagë të hapura
të shtrinë në arkivol.
Atë natë dhembje e pikëllimi —
fytyra jote shkëlqimin
ia mori hënës;
iu bashkove në amshim nënës.

Mijëra njerëz
ecëm pas teje
në rrugëtimin tënd të fundit
drejt Vendenisit.

Një burrë mbi një kalë dori,
nga Bajgora, pa varrin
e porsaçelur dhe tha:
“Medalje nderi për Atdhe”.

Kurora, dafina e sytha pemësh
u lutën për shpirtin tënd të ndritur.

Flamuri i Arbrit
u ngrit në shtizë,
si jehona e zërit tënd
në demonstratë.

Gjaku yt i derdhur
në kalldrëmet e Besianës
u bë premtim:
së shpejti
edhe mbi Dardani
dielli do të ngrohë.

Arif Ejupi
Gjenevë, mars 1996

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img