“Me fal një lekë, i dashur zotëri… Pakëz bukë — moj e bukura zonjë…”
Një fëmijë i hodhi akulloren pranë fytyrës me të qeshur, ndërsa e ëma heshti… pa mundur t’i thoshte: “boll”.
Një tjetër kaloi me shikimin e ftohtë e përbuzës, dikush e shau, që të dukej më i madh në sytë e saj…
Ehh… Sa e errët është bërë kjo botë, kur një bark i uritur ju duket neveri… dhe nevoja per një kafshatë ju duket faj…
Por mos harroni, o njerëz… e mos u çuditni aspak…
Se lypja s’është turp, por dhimbje e plagë.
Një dorë e zgjatur nuk ta ul dinjitetin… por një zemër e ftohtë… të lë fukara…
Judita Dedi





